Prizren, sot janë realizuar 118 testime për COVID-19, priten rezultatet

0
484

Gjatë ditës së sotme, në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren janë marrë mostrat e 118 personave të cilat janë dërguar për analiza në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Prishtinë, kanë njoftuar zyrtarë të kësaj Qendreje për TV Prizreni.

Sipas tyre, shumica e të mostruarve rreth 100 personave janë raste të kontakteve të të infektuarve të fundit, kryesisht familjarë të policëve dhe të punëtorëve të një kompanie të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ditë më parë, ndërsa pjesa tjetër janë janë raste të kontakteve nga Malisheva dhe Suhareka.

Leave a Reply