Prizren | Lista “GUXO” këtë të diele mban kuvendin e parë zgjedhor

0
461

Këtë të diele Lista “GUXO” pritet të mbaj kuvendin e parë zgjedhor.

Kuvendi i parë i Listës “GUXO” në Prizren do të mbahet në ambientet e hotel “Tesara”, duke filluar nga ora 13:00.

Të pranishëm do të jenë edhe Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli e Arsim Berisha.

‘Të dielen në ora 13.00, në Hotel Tesara mbahet Kuvendi i parë zgjedhor i degës së Partisë #GUXO në Prizren.
Me pjesëmarrje në këtë Kuvend na nderon zv. Km dhe Ministrja e punëve të jashtme Znj. Donika Gërvalla-Schëarz , Ministri i Bujqësisë Faton Peci , e deputetët e partisë tonë si Haxhi Avdyli e shumë të tjer.
Të gjithë ju përkrahës tanë, që vetë doni të zgjedheni apo të zgjedhni, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë Kuvend .
Për të konfirmuar pjesëmarrjen, dhe informata tjera shtesë mund të drejtoheni në zyret e Partisë GUXO në Prizren.
Poashtu mund të kontaktoni sekretarin administrativ të zyres Shkumbin Hamza në nr tel 045 580 667 dhe 045 70 80 08.
Mirupafshim të dielen”, thuhet në njoftimin e Listës “GUXO” në Prizren./04 Online

Leave a Reply