Ekzekutohen 100 eurot nga Qeveria për punëtorët e sektorit privat

0
238

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë kryer pagesat e shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Murati ka thënë se gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro, shkruan Reporteri.net.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit. Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro”.

“Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi. Qeveria është në anën e qytetarëve!”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply