Prizren, hapet Qendra Artizanale dhe e kurseve në pesë fusha të ndryshme

0
382

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik sot ka bërë hapjen e Qendrës Artizanale dhe të kurseve në pesë fusha të ndryshme, në atë të djegies në dru, relievit në letër, rrobaqepjes, punimit të shajakut dhe dizajnimit të veshjeve moderne, thuhet në njoftim përcjellë 04 Online.

“Këto kurse, që do të mbahen me qëllim të aftësimit profesional dhe të fuqizimit të grave, do të zgjasin rreth 4 muaj dhe do të marrin pjesë më shumë se 100 gra.

Me qëllim të mbarëvajtjes së këtyre kurseve, Komuna e Prizrenit ka bërë renovimin e objektit, duke hapur kështu Qendrën për Artizanale, e cila do të ofrojë një ambient të përshtatshëm për mbajtjen e këtyre kurseve, si dhe do të mundësojë promovimin dhe shitjen e produkteve edhe të OJQ-ve lokale që posedojnë punime artizanale.

Këto kurse janë organizuar në bashkëpunim me TIKA-n, e cila ka bërë sigurimin e makinave të qepjes, si dhe me Institutin Yunus Emre dhe Komunën e Konya’s, e cila ka bërë sigurimin e materialeve të lëndës së parë për punë dhe ka mundësuar sjelljen e trajnerëve që do të japin kurse”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply