Prizren: 67.48% e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë dhe 37.7% me dozën e dytë

0
347
Foto: Arkiva

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se deri tani 67.48% të personave mbi 18 vjeç janë vaksinuar me dozën e parë.

Sipas Elezkurtajt, 37.7% e qytetarëve të Prizrenit janë vaksinuar edhe me dozën e dytë, që nënkupton se është tejkaluar parashikimi për vaksinimin të qytetarëve mbi 60% të tyre.

“Punë e mirë në Qendrën e vaksinimit ne Prizren
67.48% e personave mbi 18 vjet e kanl marrë dozën e parë të vaksines anticovid dhe 37.7% kanë marrë edhe dozën e dytë.
Prizreni ka 177800 banorë ndërsa mbi 18vjet janë rreth 98000 banorë me rrethinë.Parashikimet për vaksinimin e mbi 60% të popullatës me dozën e parë janë tejkaluar.Së shpeji do ta përmbullim këtë projekt
nacional”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply