Prej vitit 2015, asnjë përgjim elektronik nuk ruhet më shumë se një vit

0
386

Për afro 15 vjet, Kosovës i ka munguar infrastruktura e plotë ligjore për trajtimin e përgjimeve elektronike. Por, çështjen e sigurisë së komunikimeve, tash së fundi e ka kthyer në vëmendjen e publikut akuza e presidentit Hashim Thaçi drejtuar Qeverisë Kurti për futjen e tij në “dhomën e përgjimeve”.

Thaçi i është referuar konkretisht një hapësire “ekskluzive” në kuadër të objektit të Telekomit, e cila, sipas kësaj të fundit, kontrollohet nga Prokuroria e Shteti dhe qasja në të është shumë e komplikuar, shkruan KOHA.

Pavarësisht se ekziston infrastruktura ligjore për përgjimin e komunikimeve elektronike, debati që u hap nga Thaçi ka dëshmuar se qytetarët, por edhe shumë drejtues të institucioneve, nuk kanë mjaftueshëm informacione mbi mënyrën se si ruhen komunikimet, kush janë autoritetet që kanë qasje dhe menaxhojnë me to. Përtej kësaj, edhe si është i rregulluar aspekti ligjor.

Ligji për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike ka hyrë në fuqi më 13 korrik të vitit 2015.

Kjo çështje është trajtuar me disa nene në Kodin e Procedurës Penale, që ishte në fuqi gjatë kohës kur Kosova administrohej nga UNMIK-u. Në të gjitha nenet aty flitej për përgjime, por nuk parashihej fshirja ose asgjësimi i tyre.

Leave a Reply