Policia në Prizren gjobit 2296 kundërvajtës në trafik brenda një jave

0
109
Foto: Ilustrim

Drejtoria rajonale e  Policisë Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 26.03.2024 – 01.04.2024 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni dimëror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dy mije e dyqind e nëntëdhjete e gjashtë  (2296) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i tridhjetë (33) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
  • Hetimi i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për trembëdhjetë (13) ngasës,

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren  vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim nga zyra e DRP-së  në Prizren.

Leave a Reply