Tottenhami gjen pasardhësin e Harry Kane

0
130

Tottenham Hotspur gjatë verës pritet të transferojë të paktë një sulmues – një vit që prej largimit të Harry Kane.

Pasi realizoi 280 gola në 435 paraqitje për 14 vjet te Tottenhami, Kane u largua në drejtim të Bayern Munichut për 100 milionë euro.

Ndërkohë, Tottenhami është varur krejtësisht nga Son Heung-min dhe Richarlison, mirëpo forma e dyshes nuk ka qenë aq e mira sa kontributi i Kane.

Sipas CaughtOffside, Tottenahmi ka gjetur pasardhësin e sulmuesit anglez në ligën holandeze.

Klubi londinez ka në cak sulmuesin e Feyenoordit, Santiago Gimenez dhe tashmë ka kontaktuar me holandezët për transferimin e tij.

Tottenhami tashmë ka intensifikuar bisedimet dhe gjatë verës pritet të ketë lëvizje konkrete për sulmuesin meksikan.

Leave a Reply