KB ”Prizreni”, mbetet në Superligë

0
141

Me një lojë bindëse, Prizreni ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të playoutit ekipin e NewBasketit dhe kështu ka siguruar mbijetesën në Superligë.

Me këtë, janë kompletuar të gjitha ekipet e Superligës për edicionin tjetër garues, 2024/25, ndërsa Prizreni sot fitoi me 40 pikë dallim NewBasketin për të mbetur në elitë, 107-67.

Montavious Murphy me 30 pikë, 3 asistime e 10 kërcime ka qenë më efikasi në fitore, ndërsa Arbër Sinani ka dhënë 21 pikë, 4 asitime e 5 kërcime.

Me 15 pikë ndeshjen e mbylli Isaiah Kelly, që shtoi në llogari të vet edhe 6 asistime e 12 kërcime.

Te NeëBasket vetëm Rilind Krasniqi dhe Hajriz Hazeri shënuan pikë dyshifrore, ku i pari kreu lojën me 21 pikë e 9 kërcime, ndërsa i dyti pati paraqitje tepër të mirë të përgjithshme me 10 pikë, 8 asistime e 6 kërcime.

Në fund, Prizreni i drejtuar nga Rigon Hasi me dy fitore nga dy ndeshjet e playoutit siguroi Superligën 2024/25.

Ndërsa ekipi i NeëBasketit i drejtuar nga Tuncay Bostanci si finalist i Ligës së Parë, mbeti edhe për stinorin 2024/25 pjesë e divizionit të dytë të basketbollit të Kosovës.

/Topsport/

Leave a Reply