Policia e Kosovës rikthen orarin 12 orësh të punës, do të shqiptohen edhe dënime për mosrespektuesit e masave anti-COVID

0
438
Foto: Arkiva - Ilustrim

Pas takimit mes ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u vendos që Policia të kaloj në orarin 12 orësh për të pasur nën kontroll të plotë situatën me pandeminë.

Në takim, siç bëhet e ditur përmes komunikatës, është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, pas rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me koronavirus.

“Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, rritjen e numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19 si dhe për konsultimet dhe vendimet e fundit që u morën nga Qeveria e Republikës së Kosovës në lidhje parandalimin e virusit, në veçanti për zbatimin dhe funksionalizimin sa më të mirë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës do të kujdeset që të shqiptoj dënime konform ligjit për të gjithë ata qytetarë që nuk i respektojnë masat.

Në fund të takimit Qalaj, e njoftoi ministrin Veliu se do t’i ftojë në takim të gjithë drejtorët rajonal të Policisë së Kosovës për të diskutuar konsultimet dhe vendimet e sotme, si dhe të mirën masat e menjëhershme për parandalimin e kësaj pandemie për hir të ruajtjes së shëndetit publik”, bëhet e ditur në komunikatë.

Leave a Reply