Pesë prizrenas shkelin masën e vetëizolimit, kapen nga Policia

0
366

Nga pika kufitare e Bernjakut pesë persona nga fshati Dedaj i Prizrenit kanë shkelur masën e vetëizolimit, duke tentuar që ta kalojnë kufirin.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia në Prizren.

Gjithashtu policia ne Prizren ne aktivitetin e saj, rreth orës 14:50 është informuar nga pika kufitare e Bernjakut se pesë (5) persona nga fshati Dedaj, KK Prizren kanë shkelur masën e vet izolimit duke tentuar që ta kalojnë kufirin. Ne lidhje me këtë rast është dërguar patrulla policore nga Prizreni, e cila bashkë me personat është kthyer ne Prizren, ku në stacion të Policisë në Prizren do të zhvillohet procedura ndaj tyre për shkelje të masava sipas ligjit anti Covid-19“, thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/

Leave a Reply