Për tri ditë Prokuroria e Prizrenit ngritë 19 aktakuza kundër 19 personave dhe ndalon dy të tjerë

0
394

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë tri ditëve të fundit ka ngritur disa aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Vetëm të shtunën ka ngritur 19 aktakuza kundër 19 personave për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e 11 korrikut.

Ndërkaq në njoftimin e 12 korrikut thuhet se Prokuroria e Prizrenit ka ndaluar një person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në njoftimin e datës 13 korrik thuhet se Prokuroria e Prizrenit ka ndaluar një person për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”-“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren./04 Online

Leave a Reply