Për Kurban Bajram, myslimanët e bëjnë me shtëpi familjen katolike në Gjakovë – lajmi bën jehonë në mediat ndërkombëtare

0
288

Për  festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë në emër të besimtarëve mysliman i ka dhuruar një familjeje katolike në nevojë një shtëpi të re.

Ky lajm është raportuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Fillimisht Associated Press ka raportuar se kryefamiljari Prenk Nreca (41-vjeçar) jetonte në një shtëpi mjaft të dëmtuar në Pjetërshan të Gjakovës me pesë fëmijët e tij të moshave 6 deri 11 vjeç.

Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët.

Vitin e kaluar imami Abdurrahman Bejtullahu, pa në lajme se familja Nreca po jetonte në kushte të rënda dhe ai u mobilizua për të mbledhur fonde për ta ndihmuar këtë familje të ndërtonte një shtëpi të re.

Në këtë Kurban Bajram, qëllimi u arrit dhe shtëpia tashmë është e gatshme për familjen e Prenk Nrecës.

Është traditë e festës që myslimanët të solidarizohen me njerëzit e varfër dhe të ndajnë me ta një pjesë të mishit të kurbanit.

“Falënderoj hoxhën, ka ardhur dhe më ka vizituar në kohë të vështira. Atëkohë ishte dimër. Më ka marrë bashkë me familje dhe më ka siguruar strehim në një banës ku mi ka paguar të gjitha për gjashtë muaj. Ka qenë kohë e keqe dhe puna nuk ka munduar të fillojë për ndërtimin e shtëpisë”, ka deklaruar Prenk Nreca për agjencinë Associated Press.

Bejtullahu thotë se kur dikush është në nevojë, atëherë feja nuk luan ndonjë rol në këtë drejtim.

Përkatësia kombëtare shqiptare është ajo që e bashkon këtë popull. /Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here