Për amerikanin, Fethullah Gyleni është një humanist global

0
933

Libri i autorit amerikan Z.John Pahlit, ekspertit të religjioneve botërore dhe profesorit të Universitetit të Gettysburg në Filadelfia, me titull; Pse një klerik musliman në Pensilvani është kaq i rëndësishëm për botën, në fakt është një analizë e thukët dhe tejet kritike që merret si me Lëvizjen Hizmet, ashtu edhe me veprimtarinë e dijetarit, filozofit, dhe filantropit të shquar turk, Fethullah Gylen.

  1. Libri në fjalë, nuk ngurron të jap përgjigje në shumë pyetjeve të ngritura, dilemave të imponuara, e sidomos ca paragjykimeve dhe stereotipive që “i prodhoi” si diskursi politik lindor ashtu edhe ai perëndimor. John Pahl, narracionin mbi veprimtarinë e Fethullah Gylenit, pastaj konceptet bazike të lëvizjes Hyzmet, si edhe vetē islamin, e ndërton jo mbi paragjykimet dhe stereotipitë e shpërndara dhe të fabrikuara nga islamofobët dhe dogmatikët islamist, por, mbi bazat e një empirizmi do thoja sociologjik ngase, ai i “skanoj” me vite të tëra përmes analizës së përmbajtjes, e gjithē këte Levizje. Që për një eksplorues e studiues të historisë së religjioneve botërore, ishte jo vetë një luks shkencor, por, padyshim edhe një sfidë sociale e më tepër kulturore që ndërthurej edhe me rinjohjen e islamit i cili me dekada të tëra ishte u duke paragjykua e anatemuar, sidomos pas sulmit të 11 shtatorit mbi “kullat binjake”. Këte autor dhe këte libër, nuk e bëjnë gjithaq interesante dhe të pranueshme qasja e ligjërimi apo stili e intenca e tij (për të dëshmuar që Lëvizja në fjalë nuk ishte: as destruktive e as terroriste!) por, e bëjnë mënyra dhe natyra e pranimit publik të debatit për një religjion e qytetërim që e ka mjaft vështirë dhe mjaft problematik çështjen e pranimit të vlerave që ai kultivon me veçantinë e tij specifike si religjion global monoteist. Tematikën tjetër interesante, do duhej kërkuar edhe te dinamika e interesimit dhe përkushtimit që autori e pranon te Lëvizja dhe vetë Fethullah Gyleni. E ato dinamika kanë të bëjnë me mundësit e venies së urave dhe bashkëpunimit paqësorë me krishterimin dhe religjionet tjera globale monoteiste. Themi kështu, për arsye që kultura dhe mentaliteti i shteteve dhe kombeve të lindjes e kanë mjaft vështirë edhe sot që të akomodohen si me vlerat ashtu edhe me sistemin sociopolitik të botes perëndimore. Një tjetër arsye interesante ishte dhe mbeti ngurrimi i shumicës së dijetarëve e klerikëve mysliman për ta studiuar, analizuar e pse jo edhe interpretuar si aktivitetin, veprimtarinë ashtu edhe angazhimin e Lëvizjes në fjalë. Sidomos angazhimin e saj global që është duke e demonstruar ajo në sferën e dijes. Dije, e kulturë emancipimi që i ngriti në shkallën më të lartë shpjegimet islame për botën materiale dhe atë metafizike. Fethullah Gyleni, arrin të bëhet objekt i interesimit dhe i studimit më të thellë jo vetëm për të tjerët, por, edhe për vetë islamistët dogmatik e neoliberal. Në këte kontekst, profesori John Pahl, pa prites mëton të meditoj dhe të shkruaj për Gylenin dhe lëvizjen e tij globale, që për mendimin tim i bë shumë nderë e respekt islamit dhe të kuptuarit të tij si religjion paqësor tejkohor, ashtu siç edhe na thuhet në Kur’anin famëlartë. Islami, pra nuk do mund të bëhet asnjëherë dhe në asnjë vend as atraktiv, as interesant e as joshës si për masat e gjëra popullore, ashtu edhe për elitat e gjëra sociale e kulturore, derisa nuk arrin t’i “pronësoj” dhe t’i zotëroj DIJET e përgjithshme mbi zhvillimin dhe prosperitetin e gjithëmbarshëm moral e material të njeriut dhe rrethit të tij sociopolitik e sociolulturor.
  2. Ndërkaq, ky prosperitet, zhvillim e emancipim apo sido që ta quajmë e identifikojmë, s’ka shanse tē arrihet pa një arsimim cilësor (të kornizuar) dhe pa një edukim të ushtruar (e sistematik) jo vetëm për komunitetet politike, por, edhe për publikun e gjerë social. Pra, nëse e analizojmë kohën dhe kontekstin e paraqitjes së Lëvizjes sociale Hyzmet, në skenën globale, atëherë kuptojmë që; perceptimi, përshtypja po edhe vizioni i profesor John Pahlit, është një vizion e largëpamës që përshkruan dhe analizon në mënyrë të qartë natyrëshmërinë e përputhjes së lëvizjes së Hyzmetit me zhvillimet dhe proceset aktuale. Natyrisht, shumë vendeve dhe shteteve autoritare, ky fakt i përputhjes së islamit me kohën dhe demokracinë, u pengon. Dhe si pasojë e kësaj anateme publike e ndjekjeje kolektive kishte filluar ndjekja dhe persekutimi i ithtarëve dhe pasuesve të kësaj Lëvizjeje, po edhe të vetë Fethullah Gylenit, tashmë i shndrruar në një karizmë të padiskutuar fetare në botë. Në fakt, kjo eufori (mediatike) po edhe planimetri e frustrim institucional (shtetërore kryesisht) e përndjekjes në vendlindjen e Gylenit nga ana e shtetit turk, ishte ndërtuar e projektuar posaqërisht mbi narracionin e “puçit” kinse të orkestruar e planifikuar nga ana e pasuesve gylenist! Ku sipas “projektit të përndjekjes”, meqë ishin infiltruar në poret e sistemit; politik, atij institucional e sidomos sistemit ushtarak e mediatik turk, ata duhej të anatemohen, ndjekën e madje edhe të burgosen. Viti 2016, ishte dhe mbeti një periudhë e vështirë për kombin dhe shtetin turk. Ngase, pas një periudhe poashtu të vështirë vetëkërkuese identitare në ndërtimin e kultivimit të demokracisë, ai duhej të dëshmonte edhe rrugëtimi i mëtejmë i Turqisë për; demokraci apo autoritarizëm populist!? Në gjithë këtë “kaos” mediatik (shkaku se nuk kishim informacione të sakta lidhur me ngjarjet e vitit 2016) e më vonë edhe ushtarak (anipse, asnjëherë nuk u vërtetua ky “puç” ushtarak qē shënoj edhe ndarjen definitive midis Fethullah Gylenit dhe Taip Erdoganit… Profesori John Pahl, kryesisht mundohet t’u jap përgjigje faktike gjitha dyshimeve (mbi aktivitetin violent), intencave (sociale e fetare), ligjërimeve (pro et contra) dhe diskurseve që kanë të bëjnë me;Levizjen Hyzmet dhe vetë kryeprotagonistin e saj Fethullah Gylen.Thënë më ndryshe; Libri i profesorit amerikan John Pahl, përmes intervistave të thella dhe metodës së analizës së përmbajtjes arrin ta shndrritë jo vetëm aktivitetin e Lëvizjes në fjalë, por edhe efektet dhe ndikimin e islamit si religjion monoteist. Në fakt libri me mjaft sukses ia arrinë të dëshmoj se; as Lëvizja Hyzmet, as shkollat që kishte ngritur kjo Lëvizje globale, madje as vet Fethullah Gyleni me idetë me konceptet bazike dhe me gjithë aktivitetin e vetë social e edukativo arsimor, lëre qē nuk ishin dhe nuk janë as sot, Lëvizje terroriste (ashtu si e etiketoj shteti turk!) por, nuk ishte madhe as destruktive, as antidemokratike, e as antisociale ashtu si e projektonin kundërshtarët e saj. Përkundrazi, Lëvizja Hyzmet ishte dhe mbeti një Lëvizje globale, humane, filantrope dhe solidare me gjitha; etnitë, kombet, shtetet dhe racat në gjithë globin. Profesori e dëshmoj ketë me librin e tij, ndërkaq, Unë të nderuar miq i inspiruar me punën e Jonit, ka ca vite që jam duke punuar në një liber identik. E i cili besoj që sivjet do e sheh driten në gjuhen shqipe, e më pastaj edhe në turqisht e anglisht.
  3. Më duhet konstatoj që; Libri i dr John Pahlit, është ngritur mbi primesat dhe standardet e shkencës pozitiviste e ku përmes karizmës së lidershipit u bë edhe hapja e shumë qendrave edukativo arsimore nëpër gjithë vendet e lindjes dhe perëndimit, është edhe një sinonim edukimi dhe arsimimi për shumicën ë shteteve postkomuniste, ku emancipimi kishte ngecur për dekada të tëra. Kështu që nëse i rikthehemi momentit të influencës që e ushtroj ky frymëzues e ideator i standardit të arsimit global jo vetëm tek myslimanët por, edhe jomyslimanët, kuptojmë se përveç botës lindore po e pranon edhe ajo perëndimore. Derisa Bota lindore e bënë këte shkaku i daljes nga obskurantizmi i injorances, ajo perëndimore e bënë përveç shkakut të standardeve dhe kritereve të larta shkencore edhe shkaku se në këto kurrikula edukativo arsimore e projekton edhe mënyrën e këndvështrimit të mendimit tipik islam. Pra, një islami që mund të koegzistoj me demokracitë e botes perëndimore. Them kështu, edhe për ca arsye ; bota perëndimore, qasjen e saj fetare, atë sociale, e sidomos ate qytetëruese e kulturore, e ka pranuar botërisht si një koncept e narracion shumë më pragmatik, shumë më lojal e shumë më të kuptueshëm për kohën e postmodernizmit. Pra, duke parë, që koncepti, filozofia qasja e botëkuptimi se si e sheh (me tolerancë, me altruizëm, me dashuri e përkushtim jo vetëm social por edhe sish fetar) Fethullah Gyleni, botën dhe qytetërimin perëndimor, ka bërë që për shumicën e intelektualëve botërorë të perceptohet përveç si njeri atraktiv e interesant, edhe si një bartës e artikukues i islamit të vërtetë. Sidomos ako komponenta mbi tolerancën ndërfetare dhe ndërkulturore. Ku Fethullah Gyleni, ishte dhe mbeti jo ithtarë “xhihadit” global fetar, por, i një “xhihadi” tjetër… atij global arsimor, xhihadit global të tolerancës, xhihadit global tē mirëkuptimit ndërfetar, xhihadit ndëracor e ndërkulturor. Në realitet, duke i krahasuar këto koncepte e paradigma sociale e edukativo arsimore, të Gylenit, me diskursin dhe vlerat demokratike, kuptojmë se islami i projektuar e i bazuar (edhe në ajetin e parë”ikre”, të Kuranit famëlartë) ishte dhe mbeti kompatibil me gjitha sistemet dhe ideologjitë e së kaluarës, tashmes dhe të ardhmes. Pra, si i tillë islami si religjion monoteist fare se ka problem të akomodohet dhe të “bashkëjetoj” edhe me shtratin e rrjedhave dhe proceseve aktuale globale demokratike. Dhe se janë paragjykimet, jonjohja e pamjaftueshme dhe stereotipit fetare e ideologjike, ato pengesat kryesore që e pamundësojnë koegzistencēn paqësore midis religjioneve dhe kulturave të ndryshme të sotme. Themi kështu edhe për faktin se mosnjohja reciproke e fondamentit tē hapjes, bashkëpunimit, koegzistencës dhe mirëkuptimit disi janë të qëllimshme dhe padyshim djallëzore. Themi të qëllimshme, shkaku se si nga perspektiva islame ashtu edhe ajo laike ka shumë tendenca të keqkuptimit dashakeq si të islamit burimor, ashtu edhe të interpretimeve mbi doktrinen e demokracisë.
  4. Religjionet monoteiste, zakonisht në momentet që fillojnë të kalojnë ekskluzivisht në “pronësi” e kompetencë të klerikëve injorant dhe dijetarëve apokrif që mendjen e mbajnë vetëm ke interesat e veta personale, gjithnjë krijojnë jo vetëm hasmëri me qytetarinë por, edhe një lloj atrofie e anonimiziteti me fetaristët. Fethullah Gyleni, fetarizmën në vizionin e tij për të ardhmen nuk e ka imperativ imediat (ashtu siç mund të mendojnë skeptikët e djeshëm islam, dhe islamofobët e sotëm modern e postmodern), ngase, ai fare nuk mundohet as ta “importoj e as eksportoj” islamin si religjion monoteist, pra, as praktikën dhe pragmatizmin e Muhamedit a.s. Edhe Profesori John Pahl ë pranon në ligjërimet e tija në librin në fjalë, se: Fethullah Gylen islamin e interpreton racionalisht, empirikisht dhe pozitivisht. Për te, racionalja, empirikja, praktikja dhe pozitivja (jo nē kuptimin pezhorativ, po atë sociologjik), janë metoda dhe “strategji” logjike përmes të cilave, njeriu duhet të mundohet ta zbuloj të vërtetën; mbi vetën e tij, mbi rrethin social, mbi Krijuesin e gjithëmëshirshëm, e në këtë rrugëtim gjithsesi te zbuloj fisnikërinë dhe madhështinë e islamit të vërtetë. Islamofobët perëndimor dhe ata lindor, islamin e (veshur me ngjyrime politike) përdorin herë si mjet për të ngritur nivelin e urrejtjes, herë si poligon konfrontimi midis qyteterimeve, e herë si mënyrë stereotipizimi ndaj qytetërimit perëndimor. Kurse konformistët dhe konkurrentet e tyre të identifikuar si fundamentalistët të frustruar islam, islamin e përdorin ekskluzivisht për ta paragjykuar, anatemuar e stigmatizuar botën perëndimore. Islami paradigmën e pengesës kohë, nuk e njeh as si koncept e as si dimension. Madje ai me shkathtësinë e mbijetimit dhe me dimensionin tejkalimit të kësaj kategorie , na bënë tē kuptojmë se është me “mandat” (si thonë klerikët fetar të gjitha feve monoteiste) deri në ditën e gjykimit.
  5. Lëvizja Hyzmet, që profesori Joh Pahl e kishte objekt analize e studimi duke u bazuar në argumentet e dijes, tolerancës, mirëkuptimit, arsimimit në fakt ishte po edhe duhej të shndrrohej në një lloj “avokimi” par exelance, adekuat e kompetent i islamit bashkëkohor. Tani nëse bëjmë pyetjen, se përse Hizmeti, kundruall gjitha lëvizjeve, grupimeve, shkollave dhe komuniteteve të sotme fetare islame, është ende kaq shumë interesant dhe aq atraktiv, si për publikun lindor ashtu edhe atë perëndimor? Ose thënë, edhe me thjesht: prej nga rrezaton ky lloj “pushtimi” i heshtur, i butë, e për ca të tjerë, edhe i këndshëm i këtij modeli të sjelljes islame? Them kështu, edhe për shkakun se kjo lëvizje (ku pajtohet edhe autori i librit në fjalë) “pushtimin” e zemrave dhe mendjeve tē njerëzve, popujve, vendeve dhe civilizimeve, nuk e projekton si një lloj pushtimi klasik, me formë dhe përmbajtje gjahu të dhunshëm, por, si një bindje si një njohje e rinjohje të natyrës së vërtetë të njeriut, me veten dhe me krijuesin hyjnor. Nga pikëpamja sociologjike, duke analizuar natyrën vullnetare të Lëvizjes së Hyzmetit, pra, duke e kuptuar si një organizim fillimisht tërësisht pa ndonjë hierarki të theksuar subordinuese (që zakonisht lëvizjet me pretendime globale i karakterizon ose subordinimi, ose sjellja misterioze) kupton se njerëzit në struktura të tilla inkuadrohen ose nga prirja humaniste, ose nga ajo fetare.
  6. Në këtë rast, vëzhguesi i vëmendshëm dhe me përvojë adekuate tipike,”evidenton” që të dyja këto cilësi përveç që janë humaniste e filantrope, janë dosido më shumë tē natyrës morale vullnetare se sa të asaj civile angazhuese. Në anën tjetër duke parë mënyrën e rritjes enorme të saj, pra nga një lëvizje civile periferike lokale, në një strukturë të organizuar sociale globale, ti kupton se në kohën tonë ku dominon jo norma morale, por, kryesisht ajo materiale (e hedonizmit dhe konzumerizmit) është e pamundur të zgjerosh planet dhe projektet e rritjes së Hyzmetit. Duke gjykuar me këta parametra sociologjik dominues të kohës sonë, të shtohet kureshtja (por jo edhe dyshimi, fillimisht) që të kuptosh se si është e mundur që maturimi i këtij Projekti, nga një “shkëndijë” e indice lokale, (aq më tepër islame!) të ketë mundësinë e shndërrimit në projekt global.
  7. Sintagma “mysliman i moderuar”, madje “islam i moderuar” është më shumë një lloj eufemizmi komprometues social, por , edhe një lloj stereotipi negativ që po shërben kryesisht për të testuar variantin e shtrembëruar të myslimanit të sotëm! I cili domosdoshmërisht duhet të mbahet më shumë si laik e shekullar, e shumë më pak si fetar e besimtar. Kjo i bie që prefiksi i “moderuar” i përdorur në këso raste, më shumë duhet të na përçoj mesazhin dhe perceptimin e vëzhguesit; edhe si ideologji, por, edhe si përkushtim dhe gatishmëri për të koegzistuar me grupet tjera; etnike, fetare e racore. Në ketë kontekst hapësinor dhe sidomos kontekstin e gatishmërisë për të nuhatur dhe poseduar “sensin dhe intuitën”e akomodimit me vlerat dhe sistemin e demokracisë liberale, lëvizja Gylen është një model i një lëvizje bashkëkohore që u rrit dhe fuqizua mu shkaku i insistimit në parametrat e shkencës dhe arsimimit. Në fund do theksuar që; Profesori amerikan, me librin e tij më shumë autobiografik se sa sociologjik, e më shumë a analitik se sa fetar, arriti të dëshmoj që; si lëvizja (globale) Hizmet, po edhe vetë Fethullah Gylen si bartës, artikulues e inspirues i saj, lëre që nuk janë terorriste, por, as qē kanē tē bëjnë me asgjē me ndonjē lëvizje apo grupim kërcënues e terrorrist! Përkundrazi, si lëvizja në fjalë ashtu edhe vetë kreatori e udhëheqësi i saj karizmatik e shpirtëror, dijetari Fethullah Gyleni, ishin dhe mbetën pishtar të humanizmit dhe filantropizmit të kohës sonë postmoderne. Ky konstatim qëndron edhe për shkakun se; Fethullah Gyleni, ashtu sikurse edhe reformatori karizmatik Martin Luter Kingu i madh që krishterizmit arriti t’i dhuroj jo pushtetin e dhunês, as fuqinë e urrejtjes, e as argumentin e konfrontimit dhe inspirimit për luftëra shkatërrimtare ndërfetare, por, i dhuroj pushtetin e dijes, natyrën e humanizmit dhe kulturën e filantropizmit islam.

Shkruan: Fadil MALOKU

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply