Elvis Rexhbeçaj do të luajë në Bundesliga 2 nga sezoni i ardhshëm, pasi skuadra e tij Wolfsburgu nuk arriti të sigurojë mbijetesën.
Wolfsburgu u mposht mbrëmjen e kaluar në finalen e “play-off”-it nga Paderborni, duke vulosur kështu rënien në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Skuadra me traditë në futbollin gjerman do të detyrohet tashmë të kërkojë rikthimin e shpejtë në elitë, ndërsa pjesë e projektit për sezonin e ri do të jetë edhe reprezentuesi kosovar, shkruan 04 Online.
Mesfushori 27-vjeçar iu bashkua së fundmi Wolfsburgut pas përfundimit të aventurës së tij te Augsburgu, duke vendosur të rikthehet te klubi ku kishte luajtur edhe më parë.
Rexhbeçaj mbetet një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës, ndërsa tani e pret një sfidë e re në Bundesliga 2./04 Online














































