Muriqi i mërzitur me postim emocionues pas rënies nga liga

0
55

Vedat Muriqi e pati një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual.

Ylli kosovar e mbylli sezonin më të mirë në karrierë me 23 gola të shënuar në La Liga.

Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme që “Pirati” ta ndihmonte klubin ishullor nga “fundosja”, shkruan “Gazeta Express”.

Mallorca fatkeqësisht ra nga liga dhe përfaqësuesi dardan po e vuan shumë këtë fakt.

Ai u pa duke qarë derisa u takua me familjarët e tij, me gruan dhe me fëmijët pas lojës së fundit.

E sot, Muriqi e bëri një postim mjaft emocionues, duke iu drejtuar tifozëve të Mallorcas, ndaj së cilëve ndien keqardhje për rënien nga liga.

“Sot fjalët me të vërtetë janë të vështira për t’u thënë. Sepse dhimbjen dhe trishtimin që ndieni ju, i ndiej edhe unë thellë në zemrën time. Gjatë gjithë sezonit qeshëm bashkë, vuajtëm bashkë. Kaluam momente të vështira, por kurrë nuk e humbëm besimin te njëri-tjetri. Sa herë që dola në fushë e ndjeva përgjegjësinë për ta mbrojtur këtë fanellë, dhe ta ndieja mbështetjen tuaj ndaj meje gjithmonë më jepte forcë”, shkroi 32-vjeçari.

https://www.instagram.com/p/DYzEuYeiLQe/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==

Futbolli ndonjëherë mund të jetë shumë mizor. Por kushdo që e njeh shpirtin e Mallorcës e di një gjë: ky klub gjithmonë ka ditur të ngrihet përsëri. Dhe unë besoj në këtë me gjithë zemër. Sot jemi të trishtuar, të lënduar… por kjo stemë do të rikthehet në vendin që e meriton. Sepse historia e Mallorcës nuk është shkruar kurrë me dorëzim. Faleminderit të gjithëve që ishin me ne në çdo moment”, shkruan tutje ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios.

Muriqi do të largohet gjithsesi nga Mallorca në verën që po vjen dhe destinacioni i tij i ri mund të jetë Turqia, ku mund të transferohet në Fenerbahçe ose në Galatasaray.

Atë e duan edhe në Spanjë, por një rikthim në Stamboll duket më i mundshëm për sulmuesin kosovar./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here