Messi qetëson Argjentinën, lëndimi nuk është serioz

0
33

Lionel Messi ka larguar frikën te tifozët e Argjentinës pasi lëndimi i pësuar në ndeshjen e fundit me Inter Miamin nuk rezulton serioz.

Ylli argjentinas kishte shqetësuar stafin teknik dhe tifozët pas problemeve muskulare të shfaqura gjatë takimit, por ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme me Kombëtaren e Argjentinës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili bëri të ditur se gjendja e Messit nuk paraqet rrezik për Kupën e Botës, shkruan 04 Online.

Argjentina fillimisht do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Hondurasit dhe Islandës, para se të nisë aventurën në Botëror.

Në Kupën e Botës, argjentinasit do të bëjnë pjesë në një grup së bashku me Austrinë, Algjerinë dhe Jordaninë, ndërsa Messi pritet të jetë lideri kryesor i skuadrës në synimin për një tjetër sukses të madh ndërkombëtar./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here