Një ari me të vegjlit e saj është parë sot rrugës për në bjeshkët e Deçanit.
Një faqe lokale në Facebook ka publikuar një video ku shihen ariu me të vegjlit afër Grykës së Lloçanit.
“Një dëshmi se sa e gjallë dhe e pasur është natyra e bjeshkëve tona”, shkruan faqja “Deçani”.















































