Kripa e ujit të detit dhe dielli i verës mund të thajnë dhe dëmtojnë rëndë lëkuren e fytyrës suaj. Prandaj, pas pushimeve verore, dhe ditëve të nxehta që të keni sërish një lëkurë elastike, me shkëlqim, ju sugjerojmë t’a trajtoni atë me një maskë natyrale e cila do t’ju befasojë.
Përbërësit:
1 të kuq veze
1 lugë vaj ulliri
1 lugë lëng limoni
Në një tas hidhni të kuqin e vezës, shtoni më pas vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Përzieni mirë përbërësit. Me maskën e përgatitur lyeni lëkuren e fytyrës, e masazhoni me gishta në forma rrumballake rreth 10 minuta. Në fund shpërlajeni fytyren me ujë të vakët dhe më pas vendosni një krem hidratues. Përgatiteni këtë maskë të pakten 1 herë në javë për një muaj rresht, dhe më pas do të vëreni ndryshime befasuese.















































