Lumbardh Dellova është afër kalimit te 17 herë kampioni i Ukrainës

0
34

Me të ardhur merkato e verës, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe CSKA Sofias, Lumbardh Dellova ka dalë në qendër të vëmendjes së shtypit ukrainas.

Sipas mediumeve atje, Dellova është afër kalimit te një klub i madh ukrainas.

Më konkretisht, gazetari ukrainas Alex Ivanchenko, raporton se Lumbardh Dellova është afër transferimit te Dynamo Kyiv.

Mbrojtësi i CSKA-së është monitoruar prej kohësh nga klubi 17 herë kampioni i Ukrainës.

Ndërsa, sipas “TransfersFeed”, flitet se transferimi i tij në Ukrainë mund të kushtojë 950 mijë euro.

Dellova është pjesë e CSKA Sofias që dy sezone, ku kaloi nga Ballkani, pas shpalljes tri herë kampion me skuadrën nga Suhareka në Superligën e Kosovës.

Dellova ishte transferuar për 350 mijë euro në Bullgari, teksa më parë kishte luajtur edhe për Hajduk Splitin, Prishtinën, Lirinë e Slovan Ljubljanën.

Mbrojtësi është i ftuar te kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet miqësore të ditëve në vazhdim

27-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës që udhëton për në Çeki më 31 maj, dhe më pas që do të luajë ndaj Andorrës në Prishtinë, një javë më vonë, më 7 qershor./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here