ASK: Rriten çmimet e importit në Kosovë me 2.7% në fillim të vitit 2026

0
51

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat më të fundit për Indeksin e Çmimeve të Importit, ku për tremujorin e parë të vitit 2026 është shënuar rritje prej 2.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas raportit, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të importit ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.3%, por në nivel vjetor trendi mbetet në rritje.

Rritjet më të theksuara janë regjistruar te lëkura dhe produktet e saj me 23.2%, produktet minerale me 11.5%, instrumentet optike, fotografike dhe medicinale me 7.2%, si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me 7.0%.

Po ashtu, rritje janë vërejtur edhe te këpucët, vajrat ushqimorë dhe produktet me origjinë shtazore.

Në anën tjetër, ulje të çmimeve janë regjistruar te produktet bimore, tekstili, plastika dhe kauçuku, metalet bazë si dhe letrat e ndryshme.

ASK thekson se këto ndryshime në indekse pasqyrojnë lëvizjet dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të importeve /GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here