Për 24 orë 40 aksidente në Kosovë, 3 me fatalitet, policia gjobit afër 1,600 shoferë

0
195
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht tre aksidente kan përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 18 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 19 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 597 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 26 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply