Familja në aheng, hajnat hyjnë në një shtëpi në Prizren dhe vjedhin telefona e stoli ari

0
243
Foto: Ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe katër telefona mobil.

Në kohën kur ka ndodhur vjedhja, në shtëpi nuk ndodhej askush, pasi e gjithë familja kishin shkuar në një dasmë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në rrugën “Janina” në Prizren.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“VJEDHJE E RËNDË / Rr. Janina, Prizren 03.07.2022-20:40 – 02:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe katër telefona mobil. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./SO

Leave a Reply