Maturantja nga Suhareka që fitoi më së shumti pikë në Testin e Maturës, ndër të parat në nivel vendi

0
301

Me 18 qershor 2022 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizoi Provimin e Maturës 2022, të cilët i’u nënshtruan rreth 22 mijë maturantë në tërë Kosovën.

Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 171 Qendra të Testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit kanë qenë rreth 1600 administrues.

Këtë vit në Provimin e Maturës kanë marrë pjesë gjithsej 630 nxënës të klasave të 12-ta nga Komuna e Suharekës,

Rezultatet e testit të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkollat e vendit.

Ermira Gashi, është nxënësja që mori më së shumti pikë në nivel komunal në Testin e Maturës, e ndër të parat në nivel vendi.

Kështu ka bërë të ditur edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“Ermira Gashi ka arritur pikë maksimale në testin e maturës”, ka shkruar Muharremaj.

Po ashtu, ai ka shtuar se ajo është ndër të parat në nivel vendi, dhe për këtë jemi të gjithë krenar.

I pari i Suharekës i ka uruar Ermira Gashit suksese në studime./SO

Leave a Reply