PDK: Vazhdon degradimi urban në Prizren!

0
501

Ka reaguar PDK-ja në Prizren pas lajmit se në Prizren janë duke u realizuar punimet për meremetimin e disa ndërtesave në qytet.

Për shkak të pandemisë dhe masave të marra nga Qeveria e Kosovës, janë pezulluar punimet në sektorin e ndërtimtarisë.

PDK-ja në reagimin e saj ka thënë se është duke vazhduar degradimi urban në Prizren. Siç thuhet në reagimin e këtij subjekti politik, meremetimi është duke u bërë në mënyrë selektive dhe jo për të gjitha ndërtesat.

“Komuna e Prizrenit këto ditë, paska filluar me rregullimin dhe meremetimin e disa banesave brenda qytetit. Këto punime po bëhen për gjoja rregullimin e pullazeve, mirëpo ajo çka bie në sy, është dyshimi për mashtrim që po i bëhet qytetarëve, sepse ato banesa po rregullohen vetëm në mënyrë selektive dhe jo për të gjitha banesat për rreth.

Çka është më e keqja te këto punime, me para të taksapaguesve të qytetarëve të Prizrenit, dyshohet se po favorizohen zyrtarët komunalë, në këtë rast, Drejtori i Shërbimeve Publike z.Levent Kasemi, i cili përveç tjerash, në bazë të informatave nga tereni dhe të gjendjes reale të saj, po vërehet por edhe ka dyshime, për tejkalim të punimeve, mbi katin ku jeton drejtori Kasemi.

Krejt këto manevrime dhe veprime skandaloze, po ndodhin në këtë kohë jo të zakonshme, kur po manipulohet me këtë vakum, në kohë të ballafaqimit me pandeminë Covid-19, sepse po kamuflohet situata reale për gjoja meremetim, e në fakt, po bëhen punime selektive dhe tejkalime, duke sjellur një situatë të re dhe të paprecedant, ku drejtori i Shërbimeve Publike z.Levent Kasemi, në vend se të jetë shembull për respektim të ligjit, ai vet po dyshohet për shkelje të ligjit, duke bërë tejkalim dhe duke degraduar pjesën urbane në komunën e Prizrenit.

Të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, aq më shumë, në respektim të ligjit si shembull, duhet të jenë zyrtarët publik komunal, në këtë rast edhe vet drejtori Kasemi.

Andaj, edhe në këtë rast të paprecedant, duhet që Prokuroria e Shtetit, të filloj hetimet për këto punime të dyshuara për tejkalim, si dhe për të shikuar se, apo respektohen apo jo rregullat dhe ligjet aktuale, ndërsa inspektorati i komunës, duhet të reagoj dhe menjëherë të ndërpriten këto punime, nëse ka devijim, tejkalim dhe degradim urban, gjatë këtyre punimeve”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren./04 Online

https://04online.info/lajme/thyen-rregullat-e-pandemise-per-drejtorin-e-urbanizmit-ne-prizren-angazhohen-punetore-per-meremetim-ne-kohen-e-koronavirusit/

Leave a Reply