PDK-ja publikon listën e plotë të kandidatëve për Kuvendin e Prizrenit (EMRAT)

0
742

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren ka bërë publike listën e plotë të kandidatëve që do të garojnë për Kuvendar të Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit.

PDK-ja përmes kësaj liste synon të siguroj numrin më të madh të asambleistëve në Prizren, ndërsa Shaqir Totaj synon të merr kreun e të parit të qytetit, shkruan 04 Online.

Kjo është lista e plotë e PDK-së:

“Lista Zyrtare e Kandidatëve për Kuvendarë, Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren!
Lista e Kandidatëve të PDK-së në Prizren është e larmishme dhe përfaqëson të gjitha kategoritë sociale të qytetit, lagjeve, rretheve dhe nëndegëve, ka njerëz me vlera profesionale, me të kaluar dhe histori heroike dhe është zëri i qytetarëve që duan të dëgjohen, përfaqësohen dhe të përfshihen!
Lista jonë është përpiluar në bazë të kritereve të para caktuara në Kryesinë e Degës dhe shumica e emrave në listë janë propozuar nga Kryesitë e Nëndegëve nga ata vinë, me përkrahje maksimale nga lagjet, qytetarët, aktivistët e anëtarët e PDK-së!
Kjo është lista fituese, këta janë emrat që përfaqësojnë Prizrenin, këta janë ekipi më i mirë në garë, këta përfaqësojnë vizionin për qytetin që duam!
Me Kandidatin më të mirë për Kryetar Z. Shaqir Totaj, Shefin e Shtabit Z. Kujtim Gashi, me listën e mrekullueshme të Kandidatëve për Kuvend dhe me një ekipë të madhe prapa nesh që po punon pa rreshtur, fitorja është e sigurtë!

përPrizrenin”, thuhet në njoftimin e PDK-së./04 Online

Leave a Reply