PDK-ja në Prizren uron festën e Kurban Bajramit

0
435

Dega e PDK-së në Prizren i ka uruar qytetarët e besimit Islam me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Urimi i plotë i PDK-së:

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Dega e PDK-së në Prizren dhe Kryetari i saj z. Shaqir Totaj, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam në Komunën e Prizrenit dhe më gjërë, me urimet më të përzemërta, që ditët që do të vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta.
Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human.
Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Festa e Kurban Bajramit është: simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë dhe koha e përkushtimit të gjithëmbarshëm, për afrim mes njerëzve.

Urime Kurban Bajramin!”, thuhet në urimin e PDK-së./04 Online

Leave a Reply