Patatja posedon më pak kalori se sa buka

0
40

Shumica e njerëzve mendojnë se patatja është e ngjashme me bukën, por e vërteta është krejt ndryshe, sepse 100 gramë patate përmbajnë rreth 86 kalori, ndërsa 100 gramë bukë përmbajnë prej 220 deri 250 gramë kalori, varësisht nga lloji i bukës.

Po ashtu patatja përmban dy herë e gjysmë më pak niseshte sesa buka, prandaj është i shkëlqyeshëm si ushqim për personat të cilët vuajnë nga diabeti. Patatja ju ngop shpejt, prandaj megjithëse ka disa kundërthënie është mirë ta konsumoni edhe nëse jeni në dietë, sepse pasi të keni konsumuar pataten, uria nuk ju kaplon shpejt.

Nëse e llogarisim se personit të rritur mesatarisht i nevojiten nga 1.800 deri 2.300 kalori brenda ditës, atëherë mund të konsumojmë nga 2,1 deri 2,7 kilogramë patate brenda ditës e të mos shtojmë në peshë.

Në të kaluarën njerëzit si pasojë e varfërisë ishin ushqyer vetëm me patate, përderisa artikujt e tjerë ushqimorë i kanë përdorur më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here