Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim ta shkarkojë nga detyra Basri Sejdiun, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Sipas një njoftimit të bordit, shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.
Ndryshe, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.