Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët, meqë sonte pas mesnatës do të ndryshohet ora për 60 minuta, raporton Express.
Rrjedhimisht, do të ndryshohen edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve.
Në faqen zyrtare, BIK ka publikuar kohët e namazit për ditën e nesërme.
“Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbirk2015%2Fposts%2Fpfbid0WjYJ3uSmY56Eu7p3o2HwQWSEhwP5bMpC8tvaAw7rv7G7CBQiowdidgorLJ3i3mfNl&show_text=true&width=500