Pas fjalosjes pasagjeri del nga vetura dhe godet me thikë këmbësorin në Prizren

0
359

Një konflikt në komunikacion ka ndodhur sot në Prizren, ku pasagjeri i një veture dyshohet se ka sulmuar me thikë një këmbësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari akoma nuk është kapur.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin i cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima A.M. 27 vjeqar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke marr me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrstimin e kryesit të veprës.”

Leave a Reply