Rindërtimi financiar i Barcelonës ende nuk ka përfunduar, ndërsa klubi katalunas përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme.
Sipas “AS”, Barcelona rrezikon të paguajë edhe 22.5 milionë euro nga gjoba e UEFA-s prej 45 milionë eurosh, nëse humbjet për periudhën 2026-27 tejkalojnë 20 milionë euro.
Klubi aktualisht ka kapital neto negativ prej rreth 168 milionë eurosh dhe duhet të përmirësojë situatën financiare për të shmangur sanksione të mëtejshme.
Barcelona kishte paguar tashmë 15 milionë euro në vitin 2025, ndërsa pjesa e mbetur e sanksionit është e kushtëzuar nga përmbushja e objektivave financiare të vendosura nga UEFA.
Nëse katalunasit nuk arrijnë t’i përmbushin kushtet, përveç gjobës mund të përballen edhe me vështirësi në regjistrimin e lojtarëve./04 Online/















































