Paralajmërohen të gjithë ata që i rrisin çmimet e produkteve

0
482

Në fillimi të pandemisë çmimet e produkteve bazë ishin ngritur në mënyrë të çuditshme.

Paniku te njerëzit kishte bërë që kryesisht mielli e dzinfektatët të shtrenjtoheshin.

Kjo gjë kishte detyruar Autoritetin Kosovar të Konkurrencës të nisë një monitorim të madh nëpër të gjitha pikat e shitjes dhe prodhimit.

Vetëm një kompani që merret me prodhimin e alkoolit dezinfektues mund të hetohet thellësisht nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, për të cilën ka dyshim se ka ngritur çmimet jashtë normales.

Autoriteti që udhëhiqet nga Valon Prestreshi thotë se për këtë çështje janë duke e shqyrtuar mundësinë e hetimi.

Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

tha për RTK se për produktet bazë në përgjithësi thirrjet tona, edhe bizneset i kanë rrespektu, në si institucion, jemi të shqetësuar dhe kemi gjetur një disprepancë të madhe tek, dezinfektuesit apo akooli 70 për qind. ‘Kemi biseduar me pronarët, nuk kanë arritur të dëshmojnë pse i kanë rritur cmimet dhe nuk ka logjik që të shitet akooli nga 1.20 euro cent, pas pandemisë e qet në treg 7 euro”. është kopmani e fuqishme, ka abuzuar me poziten e vet dominiuese, e kemi moniturar dhe jemi duke e monitoru akoma, eshte kompani Gentifpharm dhe jemi duke shqyrtuar të hapim hetim. kjo kompani është edhe prodhues edhe importues”, tha ai.

Mielli, vaji, sheqeri, kripa dhe të gjitha produktet tjera ushqimore kanë mbetur nën monitorim të vazhdueshëm të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, prej se ka filluar pandemia COVID 19 në Kosovë.

“Po ka pasur rritje të cmimit, por nëse e rrit ne një përqindje nuk kur nuk është alarmante nuk është problem, por ne kemi pasur rritje të cmimeve 200 për qind”, tha ai.

Autoriteti ka hetuar edhe një vendim të Qeverisë së Kosovës që krijon sipas tyre krijon monopol.

Prestreshi thotë se e kanë shpallur të kundërligjshëm këtë vendim.

Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, tha se vendimi i qeverisë ëështë që të gjitha shërbimet duhet që të gjitha institucionet duhet t’i marrin nga telekomi. “Ne kemi konkurrent ne treg, me ketë logjik duhet ta lëmë vetëm një kompani, ne kemi reagu që është në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë. dhe kemi marr një vendim dhe ky vendim duhet të rishikohet. …akoma nuk kemi marr përgjigje”, tha ai.

Prestreshi paralajmëron një vendim të rëndë në rastin e naftëtarëve, për të cilët thotë se ka dëshmi të forta se kanë bërë marrëveshje në ngritjen e çmimeve për hetimet që janë bërë në vitin 2018.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është institucion publik, i pavarur që merret kryesisht me mbrojtjen e konkurrencës në vend dhe luftimin e monopoleve.

Leave a Reply