Osmani: Zgjedhjet në veri pritet të mbahen më 18 dhjetor

0
152


“Nga të gjitha partitë që ishin prezentë kërkova mendim për datën 18 dhjetor, opsion tjetër është data 11 dhjetor. Sipas të gjitha gjasave do të jetë data 18 dhjetor, sapo t’i marrim mendimet për përgatitje të zgjedhjeve. Janë ngritur në takim edhe shqetësimet tjera. Si presidente do të mundohem që qytetarëve të ju ofrohet siguri”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve do të merret sonte mbrëma, ose deri nesër në mëngjes.

Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen ndërkombëtare që t’i monitorojë dhe të garantojë zgjedhje të lira në veri.

“Nuk është vendim që mund të ndryshohet pasi nuk ka rrugë tjetër, pasi përveç Ligjit për Zgjedhjet, është edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese që parasheh shpalljen e zgjedhjeve në situata të tilla. Institucionet tona të sigurisë do t’i marrin të gjitha masat që qytetarët tanë të ndihen të sigurt”, tha ajo.

Veriu duhet t’i zgjedhë kryetarët e komunave, pasi serbët u tërhoqën nga institucionet, me arsyetimin se Qeveria e Kosovës nuk e pezulloi vendimin për targat.

Leave a Reply