Kryesuesja, disa asambleiste e drejtoresha komunale mbështesin fuqishëm aksionin humanitar për Hira Ramadanin

0
210

Kryesuesja e Asamblesë Komunale të Prizrenit, Antigona Berisha – Bytyqi, e përcjellur nga drejtoresha e arsimit, Luljeta Veselaj – Gutaj, drejtoresha e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, Lirija Bytyqi, drejtoresha e emergjencës dhe sigurisë, Ramize Shala dhe disa asambleiste, kanë vizituar SHFMU “Lekë Dukagjini”, të cilat janë pritur nga drejtoresha e kësaj shkolle, Vlora Karavidaj dhe disa mësimdhënëse.

Kjo vizitë është realizuar në mbështetje të aksionit për shitjen e pikturave të punuara nga nxënësit me aftësi të kufizuar, të cilat i kanë qit në shitje me qëllim që mjetet e mbledhura të dedikohen për shërimin e Hira Ramadanit, nxënëse po e kësaj shkolle e cila është diagonstikuar me RPM.

04 Online pati publikuar rastin e Hirës javën e kaluar, e që ka zgjuar vëmendjen e publikut të gjerë në Prizren, në tërë Kosovën dhe kudo ku jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Të premtën e kaluar në mbështetje të këtij aksioni ishte edhe bashkëshortja e Kryetarit të Prizrenit, e cila pasi kishte blerë pikturën, e kishte kthyer që ajo të shitej edhe një herë./04 Online

Leave a Reply