Osmani takohet me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

0
111

Raportuesja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis ka nisur takimin me presidenten Vjosa Osmani.

Bakoyannis dhe Osmani do të diskutojnë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka caktuar ish-kryediplomaten greke si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që tashmë janë caktuar.

Ndryshe, në muajin maj Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Leave a Reply