Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Berisha shpall grevën e urisë

0
365

Sali Berisha dhe deputetët e tij kanë bllokuar edhe zhvillimin e seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë duke përsëritur të njëjtin skenar të ditëve të fundit në seanca dhe komisione parlamentare. Berisha u tha deputetëve socialistë që më mirë të ikin se po shpallin grevë.

“Ne shpallim grevë. Kjo që shihni është grevë. Më mirë të ikni”, tha Berisha.

Berisha tha se nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e opozitës për komisionet hetimore dhe anëtarin e komisionit të reformës zgjedhore, opozita nuk do të tërhiqet. Berisha tha se komisionet hetimore nuk lejohen për shkak të zbulojnë vjedhjet e mazhorancës.

Berisha: Kanë siguruar mandatet me banda, të cilët të tmerruar nga komisionet hetimore për të zbuluar të gjitha vjedhjet, të gjitha lidhjet e tyre me krimin. Kjo nuk është çështje midis deputetëve, por është një çështje midis deputetëve të Partisë Demokratike dhe Edi Ramës. Ne jemi këtu; o e kthejmë Kushtetutën ose nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, rikthimi i të drejtës së opozitës për anëtarët e saj në komisionin e reformës zgjedhore. Ka muaj që kjo bandë pas meje mban në sirtar ligjin për minimumin jetik.

Atë nuk e lejojnë këta hajdutë që janë këtu mbrapa që janë bërë milionerë duke u vjedhur ju. Ndaj nuk lejojnë komisionet hetimore, nuk lejojnë ligjin për minimumin jetik. De fakto kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës. Garantoj edhe socialistët që këto ligje janë në të mirë të shqiptarëve. Çfarë të drejte kanë këta të përzgjedhin anëtarët e komisionit të reformës zgjedhor. Kjo nuk ka ndodhur as në vitet e fundit të diktaturës. O riktheni të drejtat kushtetuese të opozitës ose Parlament nuk ka.

Leave a Reply