Onana humb vendin titullar te United – Amorim e lë jashtë përballjes ndaj Newcastle

0
119

Portieri i Manchester United, André Onana, për herë të parë që nga transferimi nga Interi, nuk do të luajë në një ndeshje të Premier League për arsye teknike, shkruan 04 Online.

Trajneri Ruben Amorim ka vendosur ta lërë jashtë kamerunasin për përballjen me Newcastle-n, pas një jave të tensionuar dhe gabimeve të fundit në fushë.

Në vend të tij, titullar do të jetë Altay Bayındır, i cili do të debutojë në ligë, ndërsa Tom Heaton do të jetë portieri rezervë. Onana ka qenë në qendër të kritikave pas performancës së dobët në ndeshjen ndaj Lyonit dhe një përplasjeje me Matic.

Sipas raportimeve, vendimi është marrë për ta mbrojtur nga presioni dhe për t’i dhënë kohë për rikuperim psikologjik./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here