Barcelona në “modalitetin makineri”, 17 gola në 4 ndeshje – treshja që po çmend La Ligën

0
25

Barcelona e ka nisur sezonin në mënyrë spektakolare në La Liga, duke shënuar 17 gola në katër ndeshjet e para.

Raphinha, Fermin Lopez dhe Lamine Yamal kanë qenë protagonistët kryesorë, pasi së bashku janë përfshirë në 14 gola. Një statistikë e tillë nga një treshe nuk ishte regjistruar që nga sezoni 1958/59, kur Alfredo Di Stefano, Jose Maria dhe Ferenc Puskas shënuan 15 gola për Real Madridin.

Raphinha kryeson golashënuesit e Barcelonës me gjashtë gola dhe një asistim, ndërsa Fermin Lopez ka realizuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime, shkruan 04 Online.

Edhe Lamine Yamal ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim, duke vazhduar rritjen e tij si një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së Hansi Flickut.

Ndërkohë, Anthony Gordon është kthyer në një prej furnizuesve kryesorë, me katër asistime në katër ndeshje.

Barcelona po tregon një fuqi të jashtëzakonshme në sulm dhe synon ta vazhdojë këtë ritëm edhe në ndeshjet e ardhshme të sezonit./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here