Haziri flet për të ardhmen në LDK: Në vitin 2020 besova se ishte koha ime

0
29

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë dhe për qëndrimin e tij ndaj mundësisë së një gare për kreun e LDK-së.

Haziri tha se në vitin 2020 kishte besuar se kishte ardhur koha e tij politike, ndërsa tani, sipas tij, është duke e zhvilluar aktivitetin politik në kohën që e konsideron të përshtatshme.

“Ne vitin 2020 kam besuar që është koha ime. Tash jam duke e bërë politikën në kohën time”, deklaroi Haziri.

Ai tha se nuk dëshiron të përfshihet në një garë politike që, sipas tij, do të mund të dëmtonte raportet dhe strukturën e brendshme të LDK-së.

“Nuk marr pjesë në një garë që e prish familjen time politike”, u shpreh Hazir ne rtv21.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here