Nuk është fare e lehtë të jeni në dietë. Nuk ekzistojnë pilula magjike me ndihmën e të cilave do të dukeni në gjendje të përsosur. Mirëpo, do të ndihmonte nëse e dini se çfarë është e çfarë jo efikase, çfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë. Ju paraqesim tetë gjëra, të cilat kurrsesi nuk do t’i bëni derisa jeni në dietë.
Anashkalimi i shujtave nuk ndihmon në humbjen në peshë
Përkundrazi, pos se nuk do ta arrini efektin në dietë një anashkalim i shujtave është i rrezikshëm për shëndetin tuaj në përgjithësi. Konsumoni më shumë shujta të vogla sesa më pak, por shujta të dëmshme.
Mos përjashtoni karbohidratet nga shujtat
Karbohidratet janë të nevojshme për mënyrën e funksionimit të trurit. Fibrat po ashtu janë të rëndësishme për shëndetin në përgjithësi.
Mos vuani urie
Për një arsye si kjo do të jeni të lodhur, të përgjumur, fare tërheqës dhe pa disponim. Nëse për një kohë të gjatë vuani urie, atëherë kjo mund t’ju dërgojë në infarkt.
Mos ushtroni më shumë se një orë brenda ditës
Pa marrë parasysh se sa shumë dëshironi t’i humbni kilogramët shtesë, nuk do të ishte e shëndetshme nëse përpiqeni tepër. Një orë ushtrime mjafton, sidomos nëse jeni në dietë.
Përcaktojani ushtrimet vetes suaj
Edhe pse nuk do të duhej që për sa kohë jeni në dietë të ushtroni shumë, kjo kurrsesi nuk do të thotë se në tërësi duhet t’i lini anash ushtrimet dhe aktivitetet fizike, pasi që ndiheni të plogësht.
Mos i caktoni vetes qëllime që nuk mund t’i arrini
Më mirë do të ishte të mendoni në qëllimet që mund t’i prekni. Më mirë do të ishte që të filloni gradualisht, nga ato më të voglat e deri tek ato më të lartat.
Mos u matni për ditë
Nëse e bëni një gjë të tillë, kjo do t’ju dekurajojë. Pesha, sidomos tek gjinia femërore brenda një dite të vetme dallon disa herë, sidomos gjatë periudhës së PMS apo në dy ditët e para të ciklit menstrual.
Mos përdorni pilulat e të tjerëve
Nëse ato pilula i kanë ndihmuar dikujt tjetër që të humbasë në peshë, kjo nuk do të thotë se të njëjtin efekt do ta kenë me ju. Detyrimisht bisedoni me mjekun tuaj, sepse ka mundësi që organizmi juaj të reagojë në mënyrë krejt ndryshe.















































