Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Prizren.
Policia ka njoftuar se është raportuar se në spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj është dërguar një foshnje pa shenja jete.
Vdekjen e foshnjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.















































