Megi Pojani ka reaguar pas deklaratës së Heidi Bacit, e cila një ditë më parë foli me simpati për të dhe për eksperiencën e saj si ish-moderatore e programit “Për’puthen”.
Heidi Baci ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për sfidën e re që e pret si moderatore e programit të dashurisë.
Gjatë intervistës, ajo u pyet nga Blendi Salaj se me cilën prej ish-moderatoreve të “Për’puthen” do të zgjidhte të flinte në një krevat, ndërsa Heidi përmendi pikërisht Megi Pojanin.
Heidi: Megi mund të më jepte ndonjë këshillë
Heidi tha se i kishte pëlqyer mënyra se si Megi e kishte moderuar programin, duke e vlerësuar për energjinë dhe stilin e saj.

“Mendoj me Megin, të më jepte ndonjë këshillë. Mirë do të ishte, motër. Hajde këtu”, u shpreh Heidi me humor.
Deklarata e saj nuk kaloi pa u vënë re nga Megi Pojani, e cila reagoi në rrjetet sociale.
Megi i përgjigjet publikisht
Pojani publikoi në “Instastory” lajmin që pasqyronte deklaratën e Heidi Bacit dhe e shoqëroi me një mesazh të drejtpërdrejtë për moderatoren e re të “Për’puthen”.
“Dashuri, me kënaqësi”, shkroi fillimisht Megi.
Më pas ajo i dha edhe disa këshilla për drejtimin e programit.
“Nuk është e thjeshtë të dorëzosh një familje. Drejtoje, dashuroje dhe dënoje siç e meriton.”
Në fund, Megi e mbylli mesazhin me një ftesë të drejtpërdrejtë:
“Më telefono, jam në qytet.”
Mbështetje nga ish-moderatorja
Reagimi i Megi Pojanit është interpretuar si një shenjë mbështetjeje për Heidi Bacin në nisje të eksperiencës së saj të re televizive.
Pojani e ka drejtuar më herët “Për’puthen” dhe e njeh nga afër dinamikën e programit, ndaj Heidi duket se e konsideron një prej personave nga të cilët mund të marrë këshilla për rolin e saj të ri.
Shkëmbimi mes dy vajzave u prit me interes në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Heidi do ta marrë seriozisht ftesën e Megit për një bisedë dhe disa këshilla para nisjes së aventurës së re televizive. /GazetaExpress/















































