Mbappé para duelit me Interin: “Duhet të fitojmë gjithmonë”

0
69
MADRID, SPAIN - JULY 16: Real Madrid new signing, Kylian Mbappe is unveiled at Estadio Santiago Bernabeu on July 16, 2024 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappé, ka folur para përballjes me Interin në xhiron hapëse të Ligës së Kampionëve, duke analizuar edhe barazimin e fundit ndaj Real Betisit.

Francezi pranoi se skuadra krijoi shumë raste, por mungesa e golave ndikoi në rezultat.

“Mendoj se luajtëm shumë mirë dhe krijuam shumë raste, por nuk shënuam. Personalisht humba shumë, dhe nëse luajmë kështu gjatë gjithë sezonit mendoj se do të kemi një sezon të shkëlqyer, pasi nuk mendoj se do të shpërdoroj këtë numër rastesh në ndeshjet e tjera”.

Mbappé theksoi se Real Madridi duhet të fokusohet te çdo ndeshje dhe të synojë fitoren, shkruan 04 Online.

“Së pari, mendoj se duhet të mendojmë për secilën ndeshje veç e veç dhe çfarë mund të bëjmë për të fituar çdo lojë. Tani kemi një ndeshje në stadiumin tonë në Ligën e Kampionëve kundër një ekipi të madh”.

Sulmuesi foli edhe për José Mourinhon, duke vlerësuar mentalitetin fitues të trajnerit.

“Sepse ai është dikush që di si të fitojë. Ai ka fituar kudo që ka punuar. Është një figurë e madhe në botën e futbollit dhe në karrierën e lojtarëve”.

Në fund, Mbappé nënvizoi filozofinë e Mourinhos, i cili kërkon disiplinë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.

“Mourinho këmbëngul në shënimin e golave sepse kjo është gjëja më e rëndësishme, dhe gjithashtu këmbëngul në mbrojtje dhe kohezionin e ekipit, si dhe fokusohet në shumë gjëra sepse ai është trajneri”./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here