Olta dhe Luizi mund të dalin nga shtëpia e ‘Big Brother’? Janë shkelur sërish rregullat

0
195

Episodi i radhës ka qenë në dhomën e grimit ku ishin prezent Kristi, Olta, Maestro dhe Luizi. Aty ka nis një nga bisedat “e ndaluara” sa i përket nominimit dhe eleminimit.

Ka qenë Luizi ai i cili kërkonte një nominim mes Kristit, Maestros dhe Oltës për të rritur kështu adrenalinën e lojës dhe për ta bërë rrugëtimin e tij drejt finales më të thjeshtë.

Pjesë nga biseda: Luizi: A e bëjmë si burrat të shkojmë ne të 4 në nominim? Nominojmë njëri-tjetrin ne, dhe i themi dhe të tjerëve.

Maestro: Nuk e kuptoj këtë që thua. Luizi: Ne të katërt të shkojmë në nominim të iki një. Maestro: Nga të erdhi ky mendim.

Luizi: Më erdhi se u mërzita me këta, këta të ikur janë të gjithë. Maestro: Po me ne ç’lidhje ke? Luizi:Unë dua forcë dua adrenalinë. Dua të të nxjerr jashtë o ty, o Oltën, o Kristin

Maestro: Ti Olta je dakord? Olta: Unë tani po e degjoj këtë plan. Maestro: Ti do lodhesh me këta. Luizi: Le të lodhem, këta i nxjerr, unë dua të rri ne finale

Maestro: Ti po të jemi ne këtu ke adrenalin apo jo. Luizi: Jo sepse dua t’ju nxjerr jashtë. Maestro: Atëherë në rregull je, ca do tani që bëhesh kontradiktor

Ndërkohë që më vonë Luizi ka shtuar se dëshiron të merret me tre më të fortët e shtëpisë për të nxjerr një prej tyre jashtë. “Unë do merrem me ju të tre, dua të nominoj ju të treve që tju nxjerr jashtë .”- tha Luizi.

Leave a Reply