Oficerët e FSK-së diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

0
198

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA.

Oficerët e FSK-së, Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni, pas studimeve intenzive njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë dhe rezultate të shkëlqyera në Kursi i Komandes dhe Oficerit të Shtabit në Shkollën e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSS) në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky kurs është i dedikuar për oficerët e gradës Major, të cilët shërbejnë në detyra drejtuese dhe oficerë të shtabeve e komandave. Qëllimi i kursit është të përgatitë oficerë kompetent dhe fleksibil, të gatshëm për të udhëhequr kurdo që u kërkohet.

Oficerët tanë, gjatë gjithë shkollimit, treguan rezultate të shkëlqyera dhe disiplinë shembullore, krahas studentëve -oficerë amerikan dhe oficerë tjerë nga vende të ndryshme të Botës.

Leave a Reply