Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës nuk e përkrah vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja

0
412

Sërish goditet sektori i hotelierisë dhe gastronomisë, kufizimi i orarit të punës, që gastronomia të mos punojë nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit është një vendim i pa menduar mirë, thuhet në reagimin e OHTK-së transmeton 04 Online.

“OHTK-ja është e shqetësuar pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja për parandalimin dhe përhapjen e virusit COVID-19 e cila në vazhdimsi po godet sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë, kufizimi i orarit të punës rrezikon në masë të madhe që shumë punëtorë nga ky sektorë të mbesin pa punë si dhe të zvoglohen të ardhurat e këtyre bizneseve.

Kryetarit i Odës së Hotelierëve të Kosovës, Z. Hysen Sogojeva, thotë se lajmi është i keq dhe sipas tij është dasht të analizohen gjërat më në detaje.

“Ky është një lajm i keq edhe pse e dijmë që kemi rritje të numrit të infektuarve. Kemi mundur të analizojmë gjërat më në detaje. Kufizimi është dashur të shtyhet edhe një orë së paku, për të shpëtuar diçka, për shkak se tani do të reduktohet punëtorët e do të kemi rënie të të ardhurave” thotë Hyseni

OHTK-ja reagon ashpër kundër këtij vendimi, duke e pasur parasysh se asnjë institucion i Kosovës nuk e ka vërtetuar se përhapja e virusit po vie pikërisht nga ky sektor dhe se kufizimi i orarit të punës nuk është ndonjë garanci se virusi do të evitohet.

OHTK-ja apelon te Qeveria e Kosovës që për ta evituar grumbullimin e njerëzve është e nevojshme që të bëjë kontrolla dhe mbyllje të atyre lokaleve të cilat nuk i respektojnë masat kundër përhapjes së sëmundjes sipas manualit përkatës të Qeverisë, e jo të bëjë kufizim të orareve të punës duke e pasur parasysh se kemi shumë restaurante dhe lokale serioze të cilat me përpikëri i kanë respektuar masat që nga fillimi dhe vazhdojnë t’i respektojnë edhe tani.

OHTK-ja po ashtu apelon te Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria që sa më shpejtë të kalojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që bizneset të kenë mundësinë e rimëkëmbjes si dhe të analizhen e të shqyrtohen edhe një here masat e reja, që të mos kemi një kolaps të ri ekonomik”, thuhet në reagim./04 Online

Leave a Reply