Nuk respektoi rregullat e Fair-Play financiar, klubit të Premier League i hiqen 10 pikë

0
237

10 pikë më pak. Everton pikiatë në klasifikim pasi është dënuar për parregullsi financiare që thyejnë rregullat në fuqi të Premier League dhe tani e gjen veten me vetëm 4 pikë në klasifikim nga 14 që kishte, po aq sa dhe Burnley me të cilin ndan vendin e fundit të renditjes, pas dënimit që është kontestuar nga klubi.

VENDIMI

“Një komision i pavarur vendosi dënimin me 10 pikë, për t’u aplikuar menjëherë duke qenë se është siguruar se Everton ka shkelur rregullat”, – lexohet në komunikatën e Premier League që zbardh vendimin e marrë nga një komision i pavarur që ka ndjekur çështjen. Shkeljet kanë të bëjnë me mbylljen e periudhës së bilanceve 2021-2022.

Everton kishte pranuar se kishte kaluar kufirin e humbjeve të lejuara, por jo se sa e kishte kaluar. “Pas një auditimi pesë ditor muajin e kaluar, komisioni zbuloi se humbjet në këtë periudhë shkonin në shumën e 142.4 milionë eurove, shifër që kalon kufirin e lejuar prej 120.1 milionësh. Për këtë arsye komisioni vendosi ta ndëshkojë me zbritjen e 10 pikëve”.

REAGIMI

Everton reagoi menjëherë me një komunikatë të shpërndarë në faqen e tij zyrtare. “Klubi gjykon se komisioni ka marë një dënim shproporcional dhe të padrejtë dhe për këtë arsye do të apelojë. Everton këmbëngul se ka qenë gjithmonë i hapur dhe transparent në informacionet ekonomike që i ka dhënë Premier League dhe gjithmonë ka respektuar integritetin e procesit.

Për këtë arsye i hedhim poshtë akuzat se kemi vepruar në keqbesim. Këmbëngulim se si ashpërsia ashtu dhe pesha e dënimit nuk janë as të drejta dhe as të arsyeshme duke marë në konsideratë provat e dhëna”, – lexohet në komunikatën e klubit.

KLASIFIKIMI I RI

Everton me 10 pikë më pak rrëshket në vendin e fundit të klasifikimit. Skuadra vinte pas një serie pozitive prej 3 ndeshjesh, me sukseset në shtëpinë e Crystal Palace dhe West Ham, si dhe barazimin në shtëpi me Brighton. Pas pauzës Everton riniset duke pritur Manchester United dhe fitorja kthehet në një objektiv të rëndësishëm aq sa beteja për të rimarë në gjykatë 10 pikët e humbura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here