Nuk do të prezantojë BBV3, por Arbana Osmani i ka dy fjalë sot për Ledion Liçon

0
394

Moderatorja Arbana Osmani e cila nuk do të jetë prezantuesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, që starton sonte, nuk mund të qëndronte indiferente pa i thënë dy fjalë rreth eksperiencës së saj ndër vite.

Edhe pse këto ditë aludimesh Arbana dhe Ledion Liço, i cili do të jetë edhe prezantuesi i këtij formati, kanë qëndruar në heshtje duke i bërë ndjekësit të vendosin në pikëpyetje edhe raportin e tyre, moderatorja përmes një postimi në Instagram ka treguar se respekti ndaj televizionit dhe drejtuesve vazhdon të mbetet i njëjtë.

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me radhë. Përjetë falënderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim tek unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sarës me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me radhë duke bërë bashkë gjithë familjen.Shumë suksese sonte mikut tim të vjetër @mr.ledionlico dhe gocave të mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:)E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për të gjithë vlerësimin dhe dashamirësinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua!”, ka shkruar Arbana në Instagram.

Leave a Reply