‘Një projekt ndryshe’, Enca vendos ‘kusht’ për fansat për publikimin e këngës së re

0
385

Këngëtarja Enca Haxhia së shpejti pritet të publikojë këngën e re  “Suavele” .

Mesa duket data e publikimit është në dorën e fansave apo ndjekësve që po e presin këngën e radhës. Në një postim të fundit në ‘Instagram’ ku tregohet një pjesë e klipit të këngës, Enca iu ka vendosur ‘kusht’ fansave. Ajo thotë se nëse bëhen 5 mijë komente brenda ditës së sotme, “Suavele” do të publikohet në datë 29 korrik.

“Një projekt ndryshe. Nëse bëhen 5000 komente sonte, kënga del në 29 korrik ‘Suavele’ së shpejti!”, shkruan Enca.

Projekti i radhës vjen pas dy këngëve të reja “Rakia” dhe “Nahta”, të publikuara në muajin mars të këtij viti.

Leave a Reply